Sezonin e kaluar të gjithë ishin tallur me Sky Sports pas krahasimit që ia kishte bërë mediumi anglez David de Geas dhe Loris Kariusit.
Megjithatë, statistikat sugjerojnë se Karius është duke e kaluar një sezon më të mirë sesa De Gea.
Sezonin e kaluar, David de Gea i kishte shfaqur disa prej aftësive të tij më të mirë dhe vlerësohej nga shumica si portieri më i mirë në botë, ndërsa gabimet e shpeshta të Loris Kariusit bënë që Liverpooli ta zëvendësojë atë me Alisson Becker.
Karius tani po luan në Besiktas dhe përkundër që në fillim ishte kritikuar edhe në Turqi, ai e ka gjetur formën e mirë së fundi dhe këtë javë u duartrokit nga tifozët e klubit, pasi e mbrojti një penallti kundër Ankaragucu.
Në anën tjetër, De Gea është duke e kaluar një sezon të vështirë me Manchester Unitedin, me gabimet që i ka bërë kundër Barcelonës, Manchester Cityt dhe Chelsea. Si rezultat, portieri i Unitedit i ka grumbulluar disa statistika më negative, në krahasim me ato të Kariusit.
Gola të pranuar në ligë
De Gea – 53
Karius – 39
Vlerësimi mesatar për ndeshje
De Gea – 6.46
Karius – 6.70
Gabimet që i kushtuan me gola
De Gea – 4
Karius – 0
Gola të pranuar për ndeshje
De Gea – 1.4
Karius – 1.2
Penallti të mbrojtura
De Gea – 0
Karius 1
Përqindja e saktësisë në pasime
De Gea – 58.8%
Karius – 60.1%
Megjithatë edhe De Gea ka statistika më të mirë sesa Karius në disa aspekte. Portieri spanjoll e ka mbajtur portën e paprekur në një ndeshje më shumë sesa Karius, ka bërë më shumë pritje mesatarisht për gol të pranuar (megjithëse dallimi është tejet i vogël).







