De Bruyne vendos rekord të ri në asistime

Kevin de Bruyne ka shkëlqyer në fitoren e Belgjikës kundër kombëtares së Skocisë.

Mesfushori i Manchester Cityt, i cili paraqitet me kombëtaren belge, De Bruyne, ka regjistruar një gol dhe tri asistime në ndeshjen kundër Skocisë, të cilën Belgjika e fitoi 0-4.

Lojtari ka vazhduar formën e tij të lartë të treguar në fillim të sezonit dhe kështu ka vendosur një rekord të ri.

Mesfushori është i pari futbollist që regjistron tri asistime në një ndeshje, në kualifikimet e Euro 2020.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, De Bruyne ka regjistruar plot tetë asistime.

Lojtari rikthehet në aksion në fundjavën që po afron, në ndeshjen e Manchester City kundër Norwich.

loading…