Ish trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ende nuk ka arritur të stabilizohet në një ekip që pas largimit nga Shqipëria.

Italiani pati një eksperiencë të keqe me Depertivo Alavesin teksa mbetet në treg dhe sapo një ekip synon të ndryshojë trajner ai mbetet në linjën e parë.

Tekniku u përfol për një kontakt me Hellas Veronën në Serie B, ndërsa tashmë emri i tij ka shkuar dhe më larg.

De Biasi përflitet për stolin e Indisë. Kombëtarja indiane do të ndryshojë drejtim dhe italiani është përfshirë në listë.

Ai nuk është favorit, pasi në frontin kryesor është Albert Roca, ish trajneri i Bengaluru Fc.