Në Japoninë e largët u përball Vissel Kobe dhe Sagan Tosu, një ndeshje ku tre spanjollë legjendarë ishin në fushë.
Iniesta për Kobe dhe Torres për Tosu, së fundi shok skuadra me mesfushorin është bërë edhe David Villa, i cili u largua nga MLS për të vijuar karrierën në Azi në moshën 37-vjeçare.
Ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve dhe ishte pikërisht Villa autori i golit të vetëm. Sulmuesi spanjoll mori një top të gjatë dhe pas një karamboli në këmbët e mbrojtësit doli i vetëm përballë portierit, instinktet e një sulmuesi të tillë nuk gabojnë në këtë rast dhe tund rrjetën në ndeshjen e dytë si titullar për skuadrën e re.
Kjo është java e dytë e kampionatit në Japoni dhe Villa është bërë dyshe në sulm me Lucas Podolski, ku në ndeshjen e parë u mundën. Ndërsa Sagan Tosu renditet në vend të fundit me dy humbje dhe 5 gola të pësuar, e asnjë të shënuar.
https://twitter.com/RobertHattrick/status/1101752036012498945?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1101752036012498945&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Fdavid-villa-debuton-me-gol-ne-japoni-te-ekipi-i-iniestas-e-mposhtin-torresin-631740%2F







