Foto

David Guetta bëhet sërish baba

David Guetta dhe Jessica Ledon janë bërë prindër.

Çifti njoftoi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë bashkë në nëntor të vitit të kaluar, kur Jessica debutoi në tapetin e kuq të Grammy Latin.

Të dielën, David dhe Jessica konfirmuan se fëmija i tyre erdhi në këtë botë.

Në një postim të përbashkët në Instagram, DJ 56-vjeçar dhe aktorja 32-vjeçare kanë shpërndarë një foto të tyre dhe fëmijës së porsalindur.

Fëmija quhet Cyan.

David gjithashtu ka dy fëmijë me ish-gruan e tij Cathy Lobe, transmeton Klankosova.tv.