David Beckham prezanton projektin e stadiumit të skuadrës së tij

David Beckham ka zbuluar sot projektin për ndërtimin e një stadiumi dhe një megakompleksi sportiv në pronësi të skuadrës së Interit të Miamit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të quhet “Miami Freedom Park & Soccer Village”.

Projekti pritet të kushtojë rreth 900 milionë euro dhe do të realizohet në harkun kohor të tre viteve, ndërsa në brendësi do të ketë stadiumin me 25 mijë ndenjëse, hotel, bare, restorante, fusha të shumta futbolli, park, zonë fitnesi e shumë elementë të tjerë, që e bëjnë zonën një qendër të vërtetë komerciale.

loading…