Kandidati për kryetar të Prishtinës, DautHaradinaj, nëplanprogramin e tij i ka kushtuar vëmendje tëveçantë secilës lagje të Prishtinës. Një prej top prioriteteve është edhe lagjja Kodra e Trimave ( apo siç njihet me emrin Vranjevc) si lagjja më e populluar, banorët e së cilës nuk janë të kënaqur me qeverisjen e mëparshme. Në këtë lagje, edhe ato pak projekte që janë realizuar nga qeverisjet e mëparshme, si p.sh. rrugët, janë dëmtuar seriozisht dhe askush nuk është marrë meto. Madje, edhe kur janë ndërtuar rrugët e kësaj lagjeje, nuk është bërë zgjerimi i tyre sipas nevojave dhe standardeve të kërkuara. Për këtë, as që janë konsultuar sa dhe si duhet me qytetarët e saj, të cilët janë të gatshëm që të kontribuojnë në mirëqenien e të gjithë kryeqytetit.
Sipas planprogramit tëHaradinajt, do të shqyrtohen kuotat për ndërtim dhe do të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe transparente. Ashtu si në lagjet tjera, si Pejton eSofali, në Kodrën e Trimave do të shqyrtohen në detaje kuotat e ndërtimit, në mënyrë që të arrihet barazia në ndërtim.Sipas këtij plani, Haradinaj pretendon qëtë eliminohen krejtësisht diskriminimet e deritanishme dhe të njëanshme. Këtë e bazon në të dhënat që ka marrë nga vetë qytetarët, por edhe të dhënat në arkivin komunal, ku shihet qartë kjo pabarazi, sidomos në përcaktimin e koeficientit të ndërtimit.
Nëplanprogramin e Haradinajt, janë hartuar qartë projektet, të cilat do të realizohen në këtë lagje, përfshirë këtu ndriçimin, riparimin e disa prej rrugëve të dëmtuara, ndërtimin e një parkingu sipërfaqësor dhe nëntokësor, si zgjidhje e përhershme për këtë zonë ekonomike.
Pavarësisht ankesave, kërkesave, aktivizmit të banorëve të kësaj lagjeje, me vite iuështë premtuar një fushë sportive, e cila i mungon. Haradinaj, në mandatin e tij, ka hartuar projektin në detaje për një qendër kulturore dhe sportive. Qendra kulturore, sipas këtij planprogrami, do të shërbejëpër zhvillime tëaktiviteteve të llojllojshme tëtë gjitha grup moshave. Ndërsa, fusha sportive parashihet do të ndërtohet sipas standardeve më të larta, që do t’i përmbushë kërkesat e sportistëve të shumtë, trashëgimtarë të figurave të njohura të kësaj lëmie.
Duke qenë se kjo lagje ka një numër të madh të nxënësve dhe studentëve, sipas planit tëHaradinajt, synohet të ndërtohet edhe një biblioteke, e cila do të pajiset me libra të zgjedhura fushash të ndryshme dhe një sallë leximi brenda saj.
Një prej synimeve dhe zotimeve të z. Haradinaj, i përfshirë edhe nëplanprogramin e tij,ështëkabllimi nëntokësor, me qëllim që të shkarkojë ‘rrjetin sipërfaqësor’ edhe ashtu të dendur. Ky projekt, për Haradinajn,është i patejkalueshëm, edhe për faktin se këtë pjesë të qytetit planifikon ta shndërrojë në një zonëindustriale për zhvillim të bizneseve. Janë shumë biznese të banorëve, familjeve të kësaj lagjeje, të cilat funksionojnë në hapësira të papërshtatshme për ta, por edhe larg vendbanimit të tyre.
Brenda planprogramit tëHaradinajt, një prej top prioriteteveështë edhe legalizimi i ndërtimeve ekzistuese. Në këtë lagje, si edhe në shumë të tjera, ka ndodhur njëneglizhencë e madhe nga qeverisjet e mëparshme sa i përket legalizimit. Sa për ilustrim, në vitin 2012 e këndej, disa ndërtimeve iu është dhënë leja e ndërtimit, është bërë ekspertiza nga i ashtuquajtur Komision për kontrollim teknik, dhe sot, pas një dekade, nuk i lejohet të shfrytëzohet. Të tilla diskriminime dhe pabarazi janë evidentuar nga z. Haradinaj kudo në kryeqytet, i cili zotohet se do t’i eliminojë që në gjashtëmujorin e parë.
NëKodrën e Trimave, nuk ka fare çerdhe publike. Për Haradinajn, kjo është e papranueshme, se si deri më sot askush nuk ka denjuar ta zgjidhë këtëçështje, për hir të fëmijëve, prindërve të punësuar dhe të angazhuar në biznese. Sipas programit tëHaradinaj, çerdhja do të ndërtohet në raport me popullimin, numrin e banorëve dhe natalitetin e kësaj lagjeje.
Në fund, dhe jo më pak e rëndësishme, duke qenë se kjo lagje ka një ambulancë, e cila nuk i përmbush të gjitha nevojat e qytetarëve, në këtëplanprogram parashihet rritja e stafit mjekësor dhe investimi në pajisje medicionale, por edhe zgjatjene orarit të shërbimeve edhe përtej orës 16:00 (me dy ndërrime).
Përfundimisht, në planprogramin e Haradinajt, “E para Prishtina”, Kodra e Trimave, përgjithësisht, i është kushtuarvëmendje eveçantë me objektiva të qarta, të matshme dhe të realizueshme.








