Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj me ftesë të kryetarit Bashkim Ramosaj ka përmbyllur vitin 2023 në Deçan.
Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kryetari Ramosaj dhe nënkryetari Cacaj, bashkë me drejtorët dhe asamblistët e Deçanit, nën kryesimin e Hajdar Sutajt e përmbyllën një vit tepër të suksesshëm.
“Deçani sot ka pamje ndryshe, pamje që na bën krenarë të gjithëve.”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Sonte në koktejin e fundvitit, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj na nderoi me ftesën dhe organizimin, ku morën pjesë qindra autoritete të kësaj zone.
Kryetari Ramosaj dhe Nënkryetari Cacaj, bashkë me drejtorët dhe asambleistët e Deçanit, nën kryesimin e Hajdar Sutajt e permbyllën një vit tepër të suksesshëm.
Deçani sot ka pamje ndryshe, pamje që na bën krenarë të gjithëve.
Urime 2024! ![]()
VIDEO BONUS: Forcës së Sigurisë i janë shtuar 325 rekrutë të rinj, të cilët janë betuar në mbrojtje të atdheut







