Mbrëmë janë publikuar listat e të gjitha partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në studiot e emisionit “Debat Plus”, analistët kanë përzgjedhur kandidatët e tyre të prefuar në këto zgjedhje, derisa u lakua me superlativa edhe emri i gjeneralit të UÇK-së, Daut Haradinaj, përcjellë Ballkani.info
“Padyshim Daut Haradinaj me numër 50. Nëse i ka përcjellë dikush kuvendet kur ka qenë Dauti deputet, ka qenë një prej njerëzve më të mirë, në kuptimin se si ka prezentu, çka ka prezentu dhe si ka luftu për politikat partiake dhe mendoj që është njëfar keqkuptimi se si e shohin njerëzit Daut Haradinaj, pa e vlerësuar atë se si ka punuar ai në Kuvend, andaj ju këshilloj me e pa se çka ka fol ai në seancat e Kuvendit dhe jo se si janë parafytyrimet e tjerëve për të”, ka thënë Dardan Gashi.
Të parin nga lista e AAK-së e ka përzgjedhur edhe analisti, Astrit Gashi me arsyen se Haradinaj ka qenë deputet shumë i mirë, si dhe e cilësojë që e ka ish-gjeneralin e preferuar sa i përket figurave ushtarake.
“Numri 50, Daut Haradinaj, mendoj se është fort i dobishëm për Kuvend”, tha Visar Ymeri.
Kujtojmë që Haradinaj në zgjedhjet e kaluara ka pas fituar besimin e votuesve, mirëpo për shkak të respektit dhe modestisë që posedon, ia ka liruar vendin Dr. Shemsedin Dreshajt. /Ballkani.info/







