Kandidati për deputet nga rradhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka treguar për familjen Mustafa e cila i kishte ndihmuar Shkëlzenit sa ishte i plagosur në luftë.

Ai shton se kjo familje u bënë shtëpi e dytë për të, edhe pse me plagë të rënda ata nuk e lanë vetëm.

“Sot e vizitova Zeqën, ku siç duket virusi e kishte rënduar, por besoj që do ta kalojë këtë sfidë”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

 Familja Mustafa, para 23 viteve po i ternin plagët e Shkelzenit.
Ajshe dhe Zeqë Mustafaj, bashkë me vajzat dhe djemtë e tyre, u bënë shtëpi e dytë për të. Edhe pse me plagë të rënda, nuk e lanë të vetëm për asnjë moment.
Sot e vizitova Zeqën, ku siç duket virusi e kishte rënduar, por besoj që do ta kalojë këtë sfidë.
Respekt për familjen Mustafa!