Daut Haradinaj vizitë fermerëve të Prishtinës: Zhvillimi i bujqësisë në Kryeqytet do të jetë prioritet i qeverisjes sonë

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, edhe një herë ka bërë të ditur, se njëri prej top prioriteteve të tij do të jetë zhvillimi i bujqësisë në Kryeqytet.

Për të parë nga afër Haradinaj ka vizituar fshatrat e komunës, ku me njërin prej kandidatëve për asamble komunale, Jeton Hotin, i cili vjen prej fshatit Besi, ka diskutuar për hallet që i ka ai dhe fshati i tij për bujqësi.

Haradinaj më tej ka thënë se çdo produkt bio që prodhohet në Kryeqytetin tonë do ta ketë barkodin e vet 038 dhe do të lirohen nga një pjesë e tatimit.

“Zhvillimi i bujqësisë në Kryeqytet do të jetë prioritet i qeverisjes sonë

Zhvillimi i bujqësisë në Kryeqytet do të jetë prioritet i qeverisjes sonë. Përveç ndihmës në ngritjen e kapaciteteve prodhuese për fermerët tanë, çdo produkt bio që prodhohet në Kryeqytetin tonë do ta ketë barkodin e vet 038 dhe do të lirohen nga një pjesë e tatimit.

41 fshatrat e Prishtinës janë pasuri e jona dhe si të tilla do të trajtohen me përkushtim maksimal.

Përkrahja komunale për fermerët do të jetë e parezervë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.