Daut Haradinaj tronditë Serbinë me fakte për masakra ndaj shqiptarëve që nga Lufta e Dytë Botërore

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me Propozim Rezolutën per gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit serb në Kosovë, i ka numëruar të gjitha masakrat ndaj shqiptarëve të Kosovës që nga viti 1942.

Haradinaj përmes një kronologjie të ngjarjeve, i ka përmendur me vite dhe përiudha krimet e regjimeve serbe ndaj popullit të Kosovës, nga Lufta e Dytë Botërore dhe këtej.

“Nëse e shohim historinë e Mulla Idriz Gjilanit dhe Shaban Polluzhës, të viteve 1944-1947, vetëm në Gjilan i kemi mbi 7 mijë të vrarë, në Drenicë i kemi 4820, në qytetin e Tetovës i kemi 4100…”, ka thënë tutje Haradinaj, shkruan Ballkani.info.

Ai e ka përmendur edhe masakrën e Tivarit dhe masakra tjera deri në vitin 1999.

Për më shumë shikojeni videon