Daut Haradinaj tregohet lider i vërtetë, thotë se nuk beson që Fitore Pacolli ofendoi nënën e tij!

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli se nëna e tij, nëna Ruke është shëruar jashtë vendit.

Haradinaj ka thënë se nuk beson se Pacolli ka dashur t’i ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën e tij.

“Nuk besoj që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën time e cila sot ka përvjetorët e dy djemve të saj”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, deputetja e Parlamentit të Kosovës nuk beson që e ka pasur me të keq dhe në tone përçmuese deklaraten e saj në televizion, aq më pak kur nëna e tij është shëruar në shtetin amë, Shqipëri.

“Kur është fjala për nënat tona shqiptare, besoj që të gjithë jemi një”, ka shkruar Haradinaj.