Deputeti

Daut Haradinaj thotë se nuk ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj është përfolur si ‘kandidat’ i mundshëm për Gjykatën Speciale.

Emri i tij është lakuar disa herë në media, ndërsa ditëve të fundit, pas ftesave të disa komandantëve të Llapit, Haradinaj edhe më shumë është përfolur.

Mirëpo, ish komandanti ka mohuar të ketë marrë ftesë nga Specialja.

Tashmë në opinion është bërë i ditur emri i Rrustem Mustafës, Sokol Dobrunës, Nazif Mehmetit e Sami Lushtakut.

Edhe nga Nisma Social Demokrate kanë thënë se lideri i tyre, Fatmir Limaj nuk ka marrë ftesë. /Ballkani.info/

Ja për çfarë krime lufte ishte dënuar Nazif Mehmeti, i ftuar nga Gjykata Speciale (DOKUMENT)