Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Të përfundohen sa më shpejtë punimet në rrugën ‘Muharrem Fejza’

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj u ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që t’i përfundojnë sa më shpejtë punimet në rrugën Muharrem Fejza.

Tutje Haradinaj ka thënë se kjo rrugë po vazhdon t’i mbaj të bllokuar rreth 12 mijë banorë të kësaj zone.

“I pamë nga afër punimet, dhe dëgjuam shqetësimin e drejtë të qytetarëve të kësaj lagjeje për Rrugën Muharrem Fejza që fatkeqësisht vazhdon t’i mbaj të bllokuar rreth 12 mijë banorë të kësaj zone. Tash kur të nisin reshjet dhe të hapen shkollat (po shpresojmë), kjo do të mbetet edhe më sfiduese për të gjitha familjet që jetojnë në këtë zonë, andaj ju bëj thirrje autoriteteve përgjegjëse që t’i rrisin kapacitetet që ky projekt të kryhet sa më parë. Për cilësi as nuk po flasim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.