Daut Haradinaj: Te PDK-ja janë bërë dy parti, nuk janë qendrimet e njëjta

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në “Kallxo Pernime” deklaroi se te PDK po ju duket se janë bërë dy parti të ndryshme.

“Nuk i kanë qëndrimet e njëjta. Nuk e di pse merren me AAK, por ne nuk jemi të interesuar të hapim debat të ashpër, për shkak të situatës çfarë e kanë. Më së miri do të ju përgjigjen qytetarët me 14 shkurt”, u shpreh Haradinaj.

“Dihet që në PDK nuk ka vendimmarrje, se po të kishte vendimmarrje nuk kishin shku njëri në Shkodër e tjetri në PDK”, tha Haradinaj. Sipas tij, njerëzit në PDK kanë filluar të ndihen shefa, pasi që Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk janë në Kosovë.

“Ne kemi raporte të shëndosha 1 me 1. Shpresoj që do ta menaxhojnë situatën e re çfarë e kanë. Mos të hinë shumë në ekstazë tash pas largimit të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, se po ju doket vetja shumë shefa”, potencoi Daut Haradinaj. Tutje, ai u shpreh se udhëheqësit e PDK-së janë padrejtësisht në Hagë, por thotë se ka qenë PDK-ja ajo që e ka votuar Gjykatën Speciale.