Daut Haradinaj takon sportistin i cili mposhti tri herë kancerin: Florimi është frymëzim për ne

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, sot ka takuar sportistin Florim Xhabirin, i cili e ka mposhtur tri herë kancerin. 

Haradinaj tha se Florimi është frymëzim për të gjithë ne.

“Sot e takova sportistin Florim Xhabiri, i cili e mposhti kancerin dhe që është frymëzim për ne. 

Florimi dhe shokët e tij do të jenë gjithmonë pjesë e përbashkët e jona si shoqëri.

Suksese e shëndet miku im, Florim”, ka shkruar Haradinaj.