Daut Haradinaj reagon ndaj shpifjeve për pasurinë: E di që kandidimi im ua prishë planet, keni ambicie të sëmura

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj shpifjeve ndaj tij, ku akuzohet për mosdeklarim të paurisë. Ai tha se shumë njerzëve mundet me ju pengu kandidatura e tij për Kryeqytetin, pas që ju prish planet dhe aspiratat.

Mirëpo, sipas tij kjo nuk e ndal atë të punojë ndershëm dhe me përgjegjësi.

“E kuptoj që kandidatura ime për Kryeqytetin shumëkujt ja prish planet dhe aspiratat. Nuk e kuptoj shpifjen si mjet për plotësimin e këtyre qëllimeve të sëmura. I porosis ata që qëndrojnë prapa këtyre shpifjeve se unë do të vazhdoj të punoj dhe të jetoj ndershëm. Pasurinë time, atë që e kam, gjithmonë e deklaroj në përputhje me ligjin. Kështu kam vepruar edhe në marsin e këtij viti. Sa herë shpifin për mua, më kujtohet ajo thënia “qentë lehin e karvani ecën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.