Daut Haradinaj: Prodhuesve do t’u ofrojmë treg modern për promovimin dhe shitjen e produkteve

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj sot ka vizituar disa prodhues të produkteve bujqësore. Ai tha se prodhuesve të kryeqytetit përveç subvencioneve, në qeverisjen e tij do të ju mundësohet edhe një treg modern, ku do të mundë t’i promovojnë dhe shesin produktet e tyre.

Për më shumë krijimi i kodit 038 në produktet e bujqëve dhe blegtorëve do te ofrojë lehtësira në plasimin e tyre në treg dhe te gastronomët e Kryeqytetit.

“Prodhuesve të mrekullueshëm të kryeqytetit përveç subvencioneve nga Komuna për rendimente, derivate dhe makineri do t’u ofrohet edhe tregu modern ku do kenë mundësi t’i promovojnë produktet e tyre”, ka treguar Haradinaj.