Daut Haradinaj: Prioritet i yni është subvencionimi i bizneseve të vogla në Prishtinë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me shpalosjen e programit qeverisës për Kryeqytetin në sektorë të caktuar.

Haradinaj sot ka thënë se një nga prioritetet e qeverisjes së ardhshme do të jetë subvencionimi i bizneseve të vogla.

“Prioritet i qeverisjes së ardhshme do të jetë subvencionimi i bizneseve të vogla të kryeqytetit”, ka shkruar Daut Haradinaj.