Njëri nga komandatët me të zotë të UÇK-së, Daut Haradinaj e ka përkujtuar Yllka Domin, luftetaren 17 vjeçare nga Gjakova.
Ajo mori pjesë në Betejën e Çabratit, beteja e 7 majit të vitit 1999.
Postimi i plotë:
Vajza gjakovare që po ndihmonte luftëtarët e Çabratit, s’kishte si mos të binte në sy të armikut. Ajo po dëshmonte që ushtarët janë vetë populli i Kosovës.
E rritur në familje të mirënjohur, ajo shquhej edhe për artin e të shkruarit e që serbët e dinin.
Beteja e Çabratit e përjetësoi Yllka Domin 17 vjeçare. Pas na la poezinë edhe lavdinë.
Ajo, bashkë me të tjerë bashkëluftëtarë, janë çmimi i lirisë.
Lavdi.







