Kandidati për deputet i AAK-së me numër 50, Daut Haradinaj, ka shkruar për tubimin e kësaj partie në Gjakovë.

Ai ka thënë se pamjet flasin vetë, tubimet e tyre janë festë, sepse Kosova po fiton.

“Sonte Gjakova e kuqe. Pamjet flasin vetë. Tubimet tona janë festë, sepse Kosova po fiton. Faleminderit nga zemra fryma e Brigades 137!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.