Zyrtari i lartë i AAK-së dhe tashmë ish deputeti, Daut Haradinaj, vazhdon të sjellë aderime të reja në prag të shpalljes së datës për zgjedhjet e parakoheshme.

“Bashkimi i këtyre djemve sot me AAK-në është rruga e suksesit për një Kosovë shtet 100%. Secilit veç e veç i uroj suksese. Na priftë e mbara. DH”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij, duke ia bashkangjitur edhe fotografitë ku shihen një numër i madh i të aderuarve, transmeton Ballkani.info.

Të kujtojmë se dje u shpërnda Kuvendi dhe presidenti pritet që më së largu të hënën të bëjë të ditur datën e zgjedhjeve. Tashmë si data më e mundshme po flitet 6 tetori. /Ballkani.info/

loading…