Daut Haradinaj: Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon lidhjen shqiptaro-hebreje

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj e ka vizituar kompleksin e njohur si varret e hebrenjve në Prishtinë.

“Se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, e dëshmon edhe ky kompleks i vjetër me varret e tyre, që ruhet dhe mirëmbahet nga populli ynë. Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje!”, ka shkruar Haradinaj.

Izraeli në parim e ka njohur shtetin e Kosovës, tashmë ka mbetur vetëm shkëmbimi i letrave zyrtare, si nota verbale të njohjes. /Ballkani.info/

https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3296728380380267