Daut Haradinaj ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook pasi që një nxënëse sot u larguar nga mësimi vetëm pse mbante veshur simbolet kombëtare.
“Largimi nga ora e nxënëses me simbole kombëtare nuk duhet të kalojë në heshtje. Ngjyrat kuq e zi paraqesin ngjyrën e sakrificës shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi, prandaj veprime të tilla duhet urgjentisht të sanksionohen. E sa për arsyet fetare, vetëm sot pashë dhjetëra xhamia me flamuj kombëtar”, ka shkruar Haradinaj.
Një nxënëse sot në një shkollë në Prishtinë u larguar nga një profesor me arsye se nuk e kishte veshjen e përshtatshme. Ajo mbante veshur bluzë të kuqe me shqiponjën dykrenare. Kjo çështje duhet të bëhet alarm për atë se kush po ligjëron në shkollat tona! /Ballkani.info/







