Daut Haradinaj nga Gllogjani me dy ish komandantët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: Me burrat e mirë të kombit

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka publikuar një fotografi nga Gllogjani, me ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çekun, nipin e tij, djalin e dëshmorit, Shkelzen Haradinaj, Luanin dhe me ish-gjeneralin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, po ashtu ish komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Krahas fotografisë Haradinaj ka shkruar:

“Në Gllogjan, me burrat e mirë të kombit, tek ulliri qindra vjeçar”.