Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Nga Davidi i vjetër dhe i riu, ju urojmë 28 Nëntorin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka uruar festën e 28 Nëntorit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka postuar një fotografi me djalin e tij dhe një foto nga dalja e parë publike e UÇK-së28 Nëntorin mbarë kombit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj.

“Nga Davidi i vjetër dhe i riu, ju urojmë 28 Nëntorin mbarë kombit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj.

Sot është 108 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, por 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.