Sot në Gllogjan u varros nëna Fate Gërvalla Mustafaj. E bija e Gërvallajve të njohur ishte simbol i rezistencës ndër vite, ndërsa Kosovës ia dha edhe tre luftëtëtarë të mëdhenj.
Në varrimin e nënës Fate mori pjesë edhe komandanti i shquar i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj i cili gjatë luftës udhëhoqi Brigadën e famshme me emrin e Jusuf Gërvallës.

“Krahas burrave dhe djemve, nënat tona shkruan histori. E tillë ishte edhe Nëna Fate, bija e Gërvallajve dhe nëna e luftëtarëve të mëdhenj si Islami, Naimi, Florimi, dhe Bajrami. Lum i madh i njerëzve kishte zbritur në Gllogjan për t’i dhënë nderim kësaj malësoreje”, ka shkruar Haradinaj. /Ballkani.info/







