Daut Haradinaj në Kodrën e Trimave: Kjo pjesë e kryeqytetit ka dhënë shumë kontribut por kurrë nuk ka marrë trajtimin e merituar

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ditën e sotme të fushatës e ka përmbyllur në Kodrën e Trimave.

Haradinaj përmes profilit të tij në facebook ka thënë se kishte kënaqësinë të bashkëbisedojë me familjen Dili dhe miqtë e tyre nga kjo lagje, për shqetësimet me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

Haradinaj theksoi se kjo pjesë e kryeqytetin ka dhënë shumë për Prishtinën e gjithë Kosovën por kurrë nuk ka marrë trajtimin e merituar.

Sipas Haradinajt, Kodra e Trimave do të jetë në top fokus të qeverisjes së tij. Legalizimi i objekteve, rritja e sigurisë me formimin e Policisë së Kryeqytetit, rritja e koeficientit në ndërtim dhe përmirësimi i infrastrukturës janë çështje prioritare të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente.