Daut Haradinaj: Me formimin e Policisë së Kryeqytetit do ta rrisim sigurinë në shkolla

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se viteve të fundit është vërejtur dhuna e e shtuar në shkolla dhe përdorimi i narkotikëve të ndryshëm.

Për të parandaluar këto dukuri ai tha se nën qeverisjen e tij do të zbatohet Ligji për Prishtinën, ku do të ndikojë direkt në siguri, duke formuar Policinë e Kryeqytetit.

“Gjatë këtyre viteve është vërejtur dhuna e shtuar në shkolla dhe përdorimi i narkotikëve të ndryshëm.Kjo situatë do të trajtohet me shumë prioritet në qeverisjen e ardhshme të kryeqytetit.Zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin do jetë top prioritet dhe kjo do ndikojë direkt në siguri, duke formuar Policinë e Kryeqytetit. Vendosja e kamerave në tërë kryeqytetin, do të krijojë ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Haradinaj.