Kandidati për deputet dhe zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Ardian Gjinin si kandidat për Kryeministër të Kosovës, duke e cilësuar atë si figurën e duhur për të udhëhequr vendin në një periudhë të rëndësishme politike.

Përmes një postimi, Haradinaj ka vlerësuar Gjinin për vizionin, përgjegjësinë dhe seriozitetin që, sipas tij, i nevojiten Republikës së Kosovës në këtë kohë.

“Jam i bindur se me përvojën, maturinë dhe përkushtimin tënd, do të udhëheqësh me dinjitet në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes euroatlantike të vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për lidership të qëndrueshëm, bashkues dhe zhvillimor, duke shtuar se Ardian Gjini është personi i duhur për këtë përgjegjësi.

Në fund të mesazhit të tij, Haradinaj i ka uruar suksese Gjinit në rrugëtimin politik.

“Të priftë e mbara, Ardian!”, përfundon postimi i tij.