Daut Haradinaj: Mashtrimi i radhës nga Albin Kurti, e shfuqizoi vendimin e Isa Mustafës, jo të Ramush Haradinajt

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e privilegjeve të zyrtarëve shtetërore.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti sot u mundua ta mashtroi opinionin me disa vendime të hovshme dhe me tendecë.

Haradinaj tha se Kurti sot bëri populizëm kur e quajti shfuqizim të vendimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj, e në fakt janë vendime të ish kryeministrit Mustafa, raporton Ballkani.info.

“Për shkak të korrektësisë qytetarët duhet të dinë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015. Ky vendim parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit”, ka thënë Daut Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot Qeveria Kurti mori disa vendime me hov, si dhe padrejtësisht e me tendencë po tenton ta mashtrojë opinionin. Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj. Për shkak të korrektësisë qytetarët duhet të dinë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015. Ky vendim parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit. Shpresoj që Kryeministri Kurti e ka informuar partnerin e tij të koalicionit Z. Mustafa për këtë vendim. E neve na mbetet ta informojmë opinionin për këtë mashtrim të radhës.

DH