Daut Haradinaj kërkon falje për ndezjen e cigares në dalje të Kuvendit, tregon si ndodhi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i është përgjigjur të gjithë atyre që e kanë parë me shqetësimin ndezjen e cigares nga ai në dalje të sallës së Kuvendit.

Për këtë, Haradinaj ka kërkuar falje vetëm pak minuta pasi që u publikuan fotografitë në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Haradinajt:

E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend.

Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje.

DH