Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka folur për fushatën që e kanë nisur pa maska në emisionin Debat Plus.
Haradinaj ka treguar në detaje për domëdhënien e kësaj fushate duke kritikuar qeverinë aktuale ku sipas tij, duhet t’i largoj maskat.
“E kemi nisur pa masaka edhe po mundohemi me senzibilizu opiononin që ka ardhur koha me i hekë maskat edhe qeverisja edhe me qenë një fushatë ku premtimet janë realiste jo vetëm megallomani, fyerje dhe shumë gjëra tjera. Nënkupton që heke maskën i bjen që tregoj Kosovës kujt po i shërben edhe kujt po i shërbejmë. Nuk na duhet një qeveri që ka qeverisur e maskum tash e katër vjet”, ka thënë ai, raporton Ballkani.info.
Haradinaj ka folur edhe për zgjedhjet parlametare të vitit 2021 ku në atë AAK nuk kishte pasur rezultate të mira.
“E vërteta është Vetëvendosja në atëkohë ishte me të drejtë subjekti që e ngjalli shpresën edhe premtimet e 20 viteve në një farë forme kritikat se kanë qenë shkatërrim dhe demolim, rrënim i thezi shpresat te opinoni publikë se ëshrë mundësi e mirë dhe do të ndryshon situata.Nuk e kemi pritë dorën në zemër atë rezultat por ka qenë jashtëzakonishtë një rezultat i dobët i Aleancës”, tha tutje ai.
Haradinaj ka hedhur akuza ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti për asnjë premtim të realizuar gjatë këtyre katër viteve.
“Sot pas katër viteve nëse e shohim edhe fushatën e VV-së jemi dëshmitar se pothuajse asnjë premtim i vetëm i kësaj qeverie nuk është realizuar për katër vite”, ka potencuar ai. /Ballkani.info/







