Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit ka thënë se pas shqetësimeve që janë ngritur lidhur me cenimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe pas paralajmërimeve se Gjykata Kushtetuese mund të shfuqizojë disa nene te Ligjit për gjuhë, të cilat do ta afektonin drejtpërdrejt përdorimin e gjuhës shqipe ka thënë se nuk ka ligj në Maqedoninë e Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar shefin e ekzekutivit se nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të shtetit të vet, por i beson një gjykate kushtetuese të shtetit fqinj, raporton Ballkani.info.
“Në Maqedoninë e Veriut po shkelet barazia e po nëpërkëmbën të drejtat e shqiptarëve, e Kurti në vend që ta ngritë shqetësimin e Kosovës për këtë padrejtësi, po mundohet të nxirret me disa formulime hipokrite duke përmendur Gjykatën Kushtetutese. Të kaluar koha e manipulimit edhe në Kosovë por edhe kudo tjetër o kryeministër!”, ka shkruar ai./Ballkani.info/
LEXO EDHE:







