Ish deputeti i AAK-së dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Daut Haradinaj, është pyetur sonte për përlasjen ndërmjet kryetarit aktual të Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe pretendentit për t’u nominuar në zgjedhjet e ardhshme, ish deputetit Shkumbin Demaliaj.

Ai ka thënë se dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan nuk është përçarë.

“Ne kemi një statut të partisë dhe tek rasti i Deçanit nuk ka përçarje. Shkumbin Demliaj ka insistuar me marrë kandidimin. Ne e kemi një kryetar të suksesshëm, që është Bashkim Ramosaj që e transformuar Deçanit dhe e ka bërë shumë të bukur. Ndërkohë, Ramosaj kur është provokuar nga Shkumbin Demaliaj i ka thirr anëtarët e degës dhe është nominuar edhe për një mandat”, ka thënë Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

Mirëpo, Haradinaj ua ka bërë të qartë si Ramosajt ashtu edhe Demaliajt, se nominimet përfundimtare për kryetar të komunave e bërë ekskluzivisht kryetari i partisë dhe se pa nënshkrimin e tij nuk mund të certifikohen në KQZ-së.

Ai në Pressing iu ka bërë thirrje Ramosajt dhe Demaliajt që të ulën bashkë dhe t’i tekalojnë mospajtimet.

“I kam të dy miq të mirë, janë familje dëshmorësh, rasti i Demaliajt. Por nuk po e shoh të nevojshme që duhet me pas kësi përplasje në publik. Përndryshe i çmoj dhe jam i sigurt që secili do që të del në garë do të fitoj në Deçan”, ka thënë ai. /Ballkani.info/