Daut Haradinaj i pret në familje Agim Çekun dhe familjarët e dëshmorit Skënder Çeku

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj e ka përkujtuar sot gjeneral Skënder Çekun në 21 vjetorin e rënies.

Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ti në Gllogjan.

Më pas, ai ka pritur në familje miqtë dhe familjarët e Skënder Çekut, duke përfshirë edhe gjeneralin Agim Çeku.

“I nderuar të pres në familje sot miqtë dhe familjarët e Gjeneral Skënder Çekut dhe Gjeneral Agim Çekut”, ka shkruar Haradinaj.

Pas homazhe te varri i Skënder Çekut, Haradinaj ka thënë se ai ishte vizionar i pashoq në përpjekjet tona për liri dhe jo rastësisht ai ishte i pari që e nisi mobilizimin dhe fortifikimin e magjistrales Pejë-Deçan .

“Bombardimi i madh që bëri Serbia dhe luftimet frontale, e lanë të plagosur rëndë Gjeneralin famëmadh Skënder Çekun. As përpjekjet e mëdha të mjekëve nuk arriten ta shpëtonin. Po këtë ditë u plagos rëndë Binak Dina, ai humbi tërësisht dorën. Në ditën e përgjakshme u plagosën edhe shumë tjerë, por plagë të rënda mori edhe Gani Elezi që ende rënkon nga plagët. Kjo betejë e larë me gjakun e viganëve të kombit tonë do mbahet në kujtesën tonë si njëra nga ngjarjet që edhepse me humbje, e mposhti regjimin serb. Lavdi Gjeneral Skënderit dhe gjithë atyre që e nderuan kombin dhe atdheun me jetën e tyre”, ka thënë Haradinaj.

loading…