Daut Haradinaj i mahnitur me mobilizimin e AAK-së në Prishtinë (FOTO)

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj sot i ka mbledhur një numër të madh të aktivistëve dhe simpatizantëve të kësaj partie në Prishtinë.

Nga ajo që shihet në fotografitë e postuara në Facebook nga Haradinaj, shihet pjesëmarrje masive.

“I mahnitur me mobilizimin e përgjithshëm në Prishtinë. Kjo që e pashë sot në këtë koktej, dëshmon që fitorja është e sigurtë në rrugëtimin tonë 100%Shtet”, ka shkruar Haradinaj. /Ballkani.info/

loading…