Daut Haradinaj: Heqja e taksës, është nënshtrim ndaj Serbisë, nuk i përjashtojmë protestat

Pas mbledhjes së kryesisë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar se seanca do të mbahet të hënën derisa tha se do ta kundërshtojnë në çdo mënyrë heqjen e tarifës ndaj Serbisë.

“Seanca do të mbahet të hënën në ora 11:00. Falënderoj deputetët që kanë mbledhur nënshkrimet që të jenë pjesë e këtij mocioni”, deklaroi Haradinaj.

“Jemi kundër heqjes së taksës derisa Serbia vazhdon avazin e vjetër në raport me Kosovën. Do ta kundërshtojmë me gjitha mënyra përfshirë edhe protestat. Nuk është personale me kryeministrin aktual por me tregun e Serbisë”, tha ai.