Daut Haradinaj godet Arben Vitinë: Me mu pas vra në luftë 700 njerëz mkish ardhë marre dhe e kisha ulë krytë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i ftuar në një emision televiziv ka komentuar refuzimin e kandidatit të VV-së, Arben Vitia për t’u ballafaquar në një debat publik.

Haradinaj ka theksuar se Vitia po i ikë debatit për shkak që ka dështuar si drejtor dhe si ministër i Shëndetësisë.

“Me mu pas vra në luftë 700 njerëz mkish ardhë marre dhe e kisha ulë krytë. Nuk kisha dalë para popullit tim, e lëre më me vdek prej virusit e mos me kërku falje”, ka thënë Haradinaj.