Daut Haradinaj: Gjysma e deputetëve paskan qenë në SHIK!

Deputeti i AAK’së Daut Haradinaj është shprehur i habitur me anëtarët e Kuvendit të Kosovës të cilët sipas tij ishin pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës.
Debatin se kush ishte pjesë e SHIK’ut e nisi Dardan Molliqaj i PSD’së kur tha se Glauk Konjufca i VV’së ishte për një vit pjesë e kësaj organizate.

Ai kërcënoi VV’në se do të tregonte se cilët anëtarë të saj ishin në SHIK.

“Më tregoi Hajdari, Hajdar Beqa se kush e kush ishi SHIK këtu. Boll shumë ishi, gjysma e parlamentit ishi SHIK, marrja e zotit’, tha Haradinaj.

Ai ka kërkuar që në parlament mos të diskutohet për patriotizmin e askujt.

“Sa për atë se kush është më Putinin, me keqardhe e them por është e pandershme me i thanë dikujt sot në këtë parlament, në këto institucione që ne në një far forme i shërbejmë politikave të Putinin e Vuçiqit’, shtoi ai.

Lexoni edhe: Dardan Molliqaj e dridh Vetëvendosjen: Glauk Konjufca ka qenë anëtar i SHIK-ut 1 vit të plotë