Dardan Molliqaj e dridh Vetëvendosjen: Glauk Konjufca ka qenë anëtar i SHIK-ut 1 vit të plotë

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i është kundërpërgjigjur deputetit të PSD-së, Dardan Molliqajt, duke i thënë se ndërrimin e partive nuk e ka problem tash, meqë sipas tij, zor është vetëm hera e parë.

Kjo e ka nxitur të kundër-reagoi Molliqaj, i cili ka thënë se Konjufca ka qenë edhe anëtar i PDK-së edhe i AAK-së.

“Meqënëse flet për ektikë, guxim dhe moral, unë e ftoj me marrë përgjegjësi, e jo mu mshef si shefi i tij. Kallxo qysh ke qenë anëtar i SHIK-ut për 1 vit të plotë”, ka thënë Molliqaj, raporton Ballkani.info.

“Këtë e kam marrë vesh dy javë para se me dalë prej Vetëvendosjes. 1 vit ka qenë në SHIK. Glauku le ta merr guximin dhe le të kallxon qysh ka qenë në SHIK, atëherë nuk ka qenë në VV”, ka thënë Molliqaj.

“Edhe për Devollët flasim ndaq këtu ose seancën tjetër, po ma mirë ndaleni këtu se nuk ju del mirë”, ka thënë në fund Molliqaj.

E përgjigjja e Konjufcës ishte e butë.

“I pranoj pretendimet e Dardanit me një kusht, nëse ka ka naj argument”, ka thënë Konjufca. /Ballkani.info/