Daut Haradinaj fton kundërkandidatët në debat: Qytetarët nuk duhet ta votojnë dikend që i ikë debatit

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, sonte ka qenë i ftuar në emisionin ‘Politiko’, në Kanal 10.

Ai përgjatë këtij emisioni foli për Programin dhe Vizionin E PARA PRISHTINA dhe për listën e tij.

“E nisa fushatën më herët për shkak të madhësisë së Kryeqytetit dhe madhësisë së problemeve. Kam kontaktuar pothuajse të gjitha familjet në Prishtinë dhe lista jonë përfaqëson më së miri kryeqytetin. Nuk kemi bërë premtime e as program megalloman. Dështimet nuk ia faturoj askujt, sepse Prishtina ka dalë nga lufta, por ka pasur shumë ngecje dhe udhëheqje e cila nuk ka bërë sa duhet për kryeqytetin. Ka pasur edhe përpara që kanë thënë që e fitojnë me duar në xhepa, por ajo i takon së kaluarës”, tha Haradinaj.

“Viteve të fundit nuk është punuar thuajse hiç në kryeqytet. Nëse e përkushtohemi me seriozitet punës për kryeqytet mund të shihen ndryshime, e këto nuk janë pa viteve të fundit. Shpresoj që qytetarët mos të na shohin si subjekte politike, po si njerëz që i kemi hy seriozisht kësaj gare”, shtoi ai.

“Është e palogjikshme që kryeqyteti të qeveriste pa debate në mes kundërkandidatëve”.