Daut Haradinaj flet për kandidaturën e tij për Prishtinën: Kemi ekip të mirë, lista do të përmbajë figura të njohura nga të gjitha kategoritë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, i ftuar në Rubikon të Klan Kosovës, foli kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës. Haradinaj përmendi se çka do të bënte ai për Prishtinën.

“Gjithmonë kur hyn në politikë, hyn me bindje që të fitosh. E njoh mirë qytetin, e di mirë çfarë defektesh ka Prishtina. Do të ketë barazi për çdo lagje, që të ndërtohen në mënyrë të barabartë. Gjysma e fshatrave të Prishtinës nuk kanë ujë, nuk kanë kanalizime si dhe shumë gjëra të tjera esenciale, për të cilat unë do të punoj shumë që të kthehet normaliteti në ato pjesë. Në lagjen e Kodrave të Trimave po ashtu, mungojnë shumë gjëra që janë të duhura për banorë”, përmendi Haradinaj.

Më tej, Haradinaj foli edhe Pallatin e Rinisë, e ku theksoi se asnjëherë nga asnjë qëverisje nuk është bërë asnjë ndryshim. “Kemi një program të mirë dhe një ekip të mirë. Lista do të përmbajë figura nga të njohura nga të gjitha kategoritë. Besoj që do të kemi mbështetje”, shtoi ai.