Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  Daut Haradinaj, ka thënë së fëmijët e ish UDB-së janë në pozitat më të rëndësishme në Republikën e Kosovës pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosjes.

“Duke filluar nga Mitrovica, Hani i Elezit dhe Kaçaniku i gjeni fëmijët e ish udbashëve”, ka thënë ai, raporton Ballkani.info.

Ai ka treguar për takimin e Ramush Haradinaj me Milan Radojçiqin sa ishte kryeministër.

“Dallimin duhet me bo se Radojiçiq nuk ka qenë i akuzuar, as në listë të zezë. Unë nuk qes lot krokodili për Oliver Ivanoviqin, ai ka qenë një kriminel lufte që i ka vra shqiptarët në Mitrovicë, gra, fëmijë e pleq. Dhe unë nuk shkoj si Albin Kurti me vajtu për të, me thanë ai ka qenë lideri historik e ka kqyr me zhvillu Kosovën”, tha ai në Pressing.

“Radojiçiq në momentin që i është ngrituar aktakuza, ai për mua është një njeri i akuzuar. Ai ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, që Kurti e ka pas në koalicion. Bile e kemi dëgjuar edhe shefen e Grupit kur s’len gjë të zezë pa fol, kur shkëmbejnë me Radojiçiqin, edhe mas kohës kur ai është i akuzuar dhe në listën e zezë. Pra ka dallim shumë të madh”, u shpreh ai.

Haradinaj ka kritikuar Kurtin për lavdet e thurura për Oliver Ivanoviqin. “Oliver Ivanoviq ka qenë një kriminel”

Sipas tij, moral politik dhe kombëtar nuk ka nevojë askush me shitë më, sepse jetojmë në Kosovë.

Ai tutje ka thënë se Kurti duhet sa më shpejt t’i shpallë zgjedhjet në katër komunat veriore. /Ballkani.info/