Kandidati për deputet

Daut Haradinaj e prezanton aderimin e komplet familjes Murseli nga Doganaj i Kaçanikut

Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj ka bërë sot të ditur se AAK-së i është bashkuar familja e Rexhep Murselit nga Doganaj e Kaçanikut.

“Familja e Rexhep Murseli nga Doganaj e Kaçanikut, sot na u bashkangjit në kauzën tonë të shtetit 100%. Është nder i madh kur sheh familje tilla të respektuara që besojnë në konceptin tonë për një Kosovë të plotë. Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj edhe më herët është angazhuar për të sjellë aderime të reja në AAK, duke e rritur numrin e mbështetësve për këtë parti nga të gjitha anët e Kosovës. /Ballkani.info/

loading…