Anëtari i AAK-së

Daut Haradinaj: E mbyllën Kosovën, tani duan t’i mbyllin mediat për t’i mbuluar dështimet

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit sa i përket vaksinës Pfizer, ku mediumi Insajderi kishte zbuluar që ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, nuk ka nënshkruar kontratën me këtë kompani.

Haradinaj ka thënë se pas mbylljes së Kosovës, tani kjo Qeveri po mundohet t’i mbyllë edhe mediumet e guzimshme.

‘Pasi e mbyllën Kosovën, tani po mundohen t’i mbyllin edhe mediumet e guximshme për raportimin e mosnënshkruarjes së kontratës për blerjen e vaksinës’, ka shkruar ai.

Më tej Haradinaj tha se dështimet e veta kjo Qeveri po mundohet t’i arsyetojë me ndërhyrje në media nëpërmes policisë dhe prokurorisë.

‘Logjikë tepër e gabueshme që dështimet e veta t’i arsyetojë me ndërhyrje në media nëpërmes policisë dhe prokurorisë. Mos ta harrojmë edhe aferën e blerjes së maskave me çmim marramendës dhe vdekjen e të riut në Qendrën e Studentëve. Të dyja këto raste janë për prokurorinë e guximshme, e assesi gazetari qe e kreu detyrën e vet’, thuhet në reagimn e tij.