Daut Haradinaj sot ka zhvilluar një takim spontan me miq e aktivistë në Deçan.
Haradinaj i cili garon për deputet në listën e AAK-së me numër 50, në këtë takim ishte bashkë me kandidatin tjetër për deputet, Hamdi Komoni i njohur si Loki.
Loki në listën për deputet të AAK-së mban numrin 51.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Një takim spontan me shumë miq e aktivistë të respektuar në Deçan! Bashkë me kandidatin për deputet Hamdi Komoni – Loki!
Kënaqësi të shohim mobilizim dhe entuziazëm për Aleancën gjithandej!







