Nesër në ora 9 të mëngjesit në qendër të qytetit në Deçan do të organizohet aksion për grumbullimin e mjeteve në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Në kuadër të këtij aksioni deputeti Daut Haradinaj dhe kryetari i Deçanit Bashkim Ramosja dhuruan pagën e tyre mujore për ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.
Nga tërmeti shkatërrues që sot në orët e hershme të mëngjesit goditi Durrësin me rrëthinë deri më tash kanë vdekur 16 persona dhe mbi 600 të tjerë janë palgosur. /Ballkani.info/







