Anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe ish deputeti i kësaj partie, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër pasi që Qeveria e Kosovës ka ndarë investimet kapitale nëpër komuna për vitin 2024.
Në tabelën e publikuar, Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka vendosur që Ferizaj dhe Skenderaj mos të përfitojnë asnjë cent nga investimet kapitale, derisa katër komunat e drejtuar nga VV-ja do të përfitojnë rreth 60 për qind të të gjitha investimeve, transmeton Ballkani.info.
Po ashtu edhe komunat tjera që nuk udhëhiqen nga VV-ja kanë përfituar shumë pak ose fare.
Postimi i plotë i Daut Haradinajt:
A janë taksapaguesit e komunave ku nuk qeverisë Vetëvendosje të barabartë me taksapaguesit e komunave të tjera? Nëse po, si është e mundur që prej po këtyre taksave të përfitojnë vetëm komunat që udhëhiqen nga VV.
Po buxhetin e shtetit nuk ia ka lënë baba as Kryeministrit e as Ministrit të Financave, që ta ndajnë atë siç ju teket.
Kjo është jo vetëm e papranueshme por edhe e pamoralshme. Mos i detyroni qytetarët që t’i refuzojnë edhe taksat edhe shtetin. Mos e ndani këtë shoqëri edhe në buxhetin e shtetit, se nuk ju falet.








